Spanjë - Brazil, sfidë interesante

Futboll

Spanjë - Brazil, sfidë interesante

Më: 26 mars 2024 Në ora: 17:42
Pamje nga një ndeshje

Është padyshim sfida që do të shihet më shumë. Spanjë-Brazil nuk është një klasike futbolli, edhe pse dueli i madh i Botërorit meksikan në 1986 nuk është harruar.

Dy skuadrat e shquara do të jenë përballë në një arenë “mitike” siç është edhe “Santiago Bernabeu” i Madridit, në atë që është miqësorja kryesore e luksit.

Spanjollët, në ndeshjen e orës 21:30, do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes së papritur në miqësoren ndaj Kolumbisë. Trajneri De La Fuentes ka fatin e keq që grumbullimi është goditur nga dëmtimet, por tifozët kërkojnë autokritikë dhe nuk i pëlqejnë humbjet.

Brazili ndërkaq vjen pas fitores së rëndësishme në Londër ndaj Anglisë, sukses që kthen besimin dhe që tregon se pesë herë kampionët e botës janë duke u rikthyer. Jo më kot vija e sulmit ka lojtarë si Vinisius, Rodrigo apo Endrick, pa folur për yje të tjerë që vendi i madh i nxjerr me shumicë.

Nëkampiona e Botës, Franca, gjithashtu duhet të bëjë kthesë. Disfata e rëndë në Lion kundër Gjermanisë nuk harrohet lehtë, dhe sinjalet e alarmit kanë nisur. Deschamps shpreson për fitore ndaj Kilit në “Stade Velodrome” të Marsejës, për të ndrequr imazhin e për të rritur moralin, ndonëse yjet francezë nuk e humbin lehtë besimin në vetvete, duke nisur nga Kylian Mbappe.

Kili nga ana tjetër vjen pas fitores së thellë ndaj Shqipërisë 3-0 në Parma, sukses që ndihmon jo pak pas paraqitjeve të dobëta në eliminatoret e Kupës së Botës në Amerikën Latine.

Në “Wembley” të Londrës do të luajë Anglia ndaj Belgjikës. “Tre luanët” gjithashtu janë nën kritika pas humbjes me Brazilin, sidomos trajneri Southgate, dhe pavarësisht se vendasit duken të qetë e të lumtur, miqësorja është shumë e vështirë. Belgjika, edhe pse “brezi i artë” po largohet, është një nga kundërshtarët më të papërshtatshëm për shpikësit e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat