Bennacer: Ndaj Romës ndeshja më e rëndësishme

Futboll

Bennacer: Ndaj Romës ndeshja më e rëndësishme

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:49
Ismael Bennacer

Mesfushori i Milan-it, Ismael Bennacer ishte krah trajnerit Stefano Pioli në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League ndaj Roma-s.

I pyetur nëse është Milan-i gati për të fituar një trofe, ai u shpreh që ndaj Roma-s do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

“Le të përpiqemi ta bëjmë këtë, nuk do të lëmë asnjë rast të na ikë.

Nesër do të jetë një lojë e mrekullueshme, më e rëndësishmja e sezonit. Ne do të përpiqemi të japim gjithçka nga vetja”-deklaroi Bennacer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat