Pioli: Ndeshja e parë nuk vlen më

Futboll

Pioli: Ndeshja e parë nuk vlen më

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:56
Pioli

Stefano Pioli përpiqet të karikojë skuadrën e Milan përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Europa League kundër Romës. Kuqezinjtë u mundën 0-1 në fushën e tyre dhe sot do të kërkojnë përmbysjen.

“Duhet të kemi besimin maksimal dhe të besojmë në veten tonë në mënyrën më absolute. Ne kemi aftësitë për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer dhe të përpiqemi ta fitojmë”, tha Pioli.

“Ndeshja e parë nuk vlen më, nuk ka kuptim të mendojmë për të në vështirësi.

Në çdo rast do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, do të duhet të vendosim shumë cilësi dhe shumë energji.

Unë kam besim te lojtarët e mi, ne mund të godasim Romën”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.

“Ne kemi karakterin, talentin dhe mentalitetin për të fituar, duhet të bëjmë shumë gjëra të vogla më mirë. Në përgjithësi ne jemi të aftë, por duhet një ndeshje e përkryer. Nuk është e lehtë as për rivalët tanë”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat