Selimi ndahet ne Llapin

Futboll

Selimi ndahet ne Llapin

Nga: K.G. Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:44
Futbollisti Trimror Selimi

Futbollisti Trimror Selimi ka ndarë rrugën me nënkampionin e Kosovës, Llapin e Podujevës. 

Lajmi konfirmohet edhe nga vet KF Llapi.

“Përfundojmë me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me sulmuesin Trimror Selimi.

Përfundimi i bashkëpunimit me Selimin para kohe vjen me dëshirën dhe vullnetin e plotë të klubit dhe vetë futbollistit.

Selimi u bashkua me klubin në vitin 2022 nga KF Ulpiana dhe gjatë dy sezoneve si "bardhekaltër" arriti t'i zhvilloj 60 ndeshje, duke kontribuuar me 7 gola dhe 5 asistime.

Klubi falënderon Selimin për kontributin dhe i dëshiron mbarësi në vazhdim të karrierës”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat