Neuer rikthehet te kombëtarja gjermane

Futboll

Neuer rikthehet te kombëtarja gjermane

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:27
Manuel Neuer

Kapiteni i Bajern Mynih, Manuel Neuer, është pikasur nga mediumi i “Bild” në kampin e Gjermanisë, por ai nuk është stërvitur me ekipin kryesor. Portieri 38-vjeçar ka realizuar disa ushtrime të lehta përgatitore.

Pritet me interes se kur gardiani me numër “1” te “Pancerat” do stërvitet së bashku me Bauman dhe Ter Shtegen.

Trajneri Jualin Nagelsman e ka cekur që në miqësoret e muajt mars se Nojer do të jetë i padiskutueshëm në katërkëndësh.

Por problemet me virozët gripale ia kanë vështirësuar prezencën. Mbetet ende e papërcaktuar se kush do të jetë në portë gjatë miqësoreve para Kampionatit Europian. “Pancerat” kanë në listë dy miqësore para “Euro 2024’, të cilat përkojnë me Ukrainën në datën 3 qershor dhe 3 ditë më vonë përballë Greqisë.

Kampionët e 4-fishtë në rangun e botërorëve gjenden në grupin A, së bashku me Skocinë, Zvicrën dhe Hungarinë. Ndeshja e parë do të hapë turneun, Gjermani-Skoci, datë 14 qershor. Pas triumfit në miqësoret e marsit kundër Francës dhe Holandës është rritur optimizmi te grupi i Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat