Estoni - Shqipëri, gjithçka gati

Futboll

Estoni - Shqipëri, gjithçka gati

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:56
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e femrave zhvilloi sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Le Coq” Arena të Tallinit, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të EURO 2025 ndaj Estonisë.

Vajzat kuqezi nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e futbollisteve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërën me atmosferën që është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Sfida Estoni– Shqipëri do të luhet më 31 maj 2024, ora 17:00 në stadiumin “Le Coq” Arena të Tallinit, sfidë e vlefshme për eliminatoret e EURO 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat