Zidane: Mbappe do të bëjë histori te Reali

Futboll

Zidane: Mbappe do të bëjë histori te Reali

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 08:38
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ditë më parë është zyrtarizuar si lojtar i Real Madridit.

Ylli francez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2029.

Transferimin e tij në ”Santiago Bernabeu” e ka komentuar edhe ish-futbollisti i Realit dhe legjenda franceze, Zinedin Zidane.

Ai ka thënë se Mbappe do të bëjë histori te Real Madridi.

“Kylian është këtu tani. Ai do të bëjë histori dhe mendoj se do t’i tejkalojë të gjithë”, ka deklaruar Zidane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat