Vllaznia nis përgatitjet

Futboll

Vllaznia nis përgatitjet

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:03
Brdariç

Vllaznia është rikthyer në fushë pas pushimit dhe ka nisur përgatitjet për edicionin e ri futbollistik.

Skuadra shkodrane do të marrë pjesë në turin e parë të Conference League, pasi u rendit e katërta në Final4.

Kuqeblutë do njohin kundërshtarin e tyre në datën 18 qershor, teksa ndodhen në vazon e skadrave favorite. Në ditën e parë të përgatitjeve, trajneri Thomas Brdaric u ndal te objektivat që do të ketë skuadra e tij, teksa u shpreh se fillimisht do synohet kalimi i turit të parë në Europë.

“Hapi i parë është kualifikimi në Ligën e Konferencës. Pastaj fillon sezoni dhe do synojmë maksimumin. Kur punon te Vllaznia, detyra e vetme që ke është që të bësh maksimumin dhe maksimumi është të bëhesh kampion. Ne do të shohim se ku do të shkojmë. Duhet shumë punë, por dhe pak fat. Nëse çdo gjë shkon mirë, do jemi shumë të lumtur”.

Sa i takon merkatos, tekniku gjermano-kroat tregoi se Smajli është drejt largimit, ndërsa zbuloi se dhe ish-kapiteni Erdenis Gurishta është drejt rikthimit në Shkodër.

“Kemi shumë punë për të bërë, pasi ekipi nuk është ende i plotë. Drejtori Osmani edhe presidenti janë duke punuar për të pasur sa më shumë lojtarë në merkato me synimin të që të ndërtojmë një ekip të fortë. Gjëja më e rëndësishmë është që të kemi një balancë midis akademisë dhe atyre me eksperiencë. Shpresojmë që Gurishta të nënshkruaj.

Ndërkohë Smajli do nisë një aventurë të re. Nëse do të largohet le ta bëjë, në të kundërt do është i mikpritur.  Deri më tani jemi në rrugën e duhur për të gjetur lojtarë të mirë. Nëse dikush nënshkruan, jam i sigurtë që do të na ndihmojë”.

Vllaznia do të zhvillojë fazën përgatitore në Bosnje Hercegovinë, ku pritet që të organizojë pesë ndeshje miqësore para ndeshjeve të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat