Prishtina para përforcimit spektakolar

Futboll

Prishtina para përforcimit spektakolar

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 18:34
Dejvi Bregu

Dejvi Bregu mund të jetë një nga transferimet e para të Prishtinës, duke konfirmuar kështu se bardhekaltërit pritet të jenë nga skuadrat që luftojnë për titull edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar ka bërë karrierë në Turqi te Boluspor dhe Umranyiespor, derisa së fundmi ishte në Poloni te Wisla Krakow.

Gazeta OLLE mëson se palët prej ditësh janë në bisedime dhe mund të arrihet së shpejti marrëveshja.

28-vjeçari vlonjat në 12 ndeshje me Wisla Krakow ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat