Xhemajli ndahet me Gjilanin

Futboll

Xhemajli ndahet me Gjilanin

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:58
Erlis Xhemajli

Mbrojtësi Erlis Xhemajli, lojtar i deridjeshëm i SC Gjilani ka bërë me dije se më nuk është pjesë e ekipit kuq e bardhë nga Gjilani.

Se ai do të kalonte te FC Llapi, ishte bërë e ditur edhe më herët, por deri më tashti zyrtare është vetëm se ai nuk do të jetë më pjesë e SC Gjilanit.

Erlis Xhemajli në faqen e tij në facebook ka shkruar:

"Dua të ju njoftojë se më nuk do të jem pjesë e SC Gjilani.

Dua të falenderoj kryesinë, stafin, tifozët dhe të gjithë bashkëlojtarët që kaluam këto kohë së bashku", njofton lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat