Shqiptarët “sy e veshë” edhe nga Berlini

Futboll

Shqiptarët “sy e veshë” edhe nga Berlini

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Shqiptarët “sy e veshë” edhe nga Berlini!

Pas ndeshjes hapëse të Euro 2024, ku Gjermania triumfoi 5-1 ndaj Skocisë, ditën e sotme do të luhen 3 takime të tjera mjaft të rëndësishme. Përveç Itali-Shqipëria në fushë do të zbresin edhe kundërshtarët e kuqezinjve.

Kështu vëmendja e tifozëve shqiptarë nuk do të jetë jo vetëm në Dortmund, por edhe në Berlin. Në “Olympiastadion” do të vihen përballë Spanja dhe Kroacia, takim që do të startojë në orën 18:00. Një duel i rëndësishëm dhe mjaft delikat, ku sigurisht tregon shumë për obejktivat e ekipeve.

Përveç sfidave të grupit B, ditën e sotme do të luhet edhe sfida e grupit A. kështu Hungaria do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës. Kjo përballje do te startojë në orën 15:00 dhe do të luhet në “RheinEnergieStadion” në Cologne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat