Rinovim

Futboll

Rinovim

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:21
Pamje

Rinovim te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë zgjatur bashkëpunimin me Aleksandar Pavlovic deri në 2029.

20-vjeçari është një prodhim i akademisë së Bayernit, teksa sezonin e kaluar u bë pjesë e skuadrës së parë.

Performancat pozitive të mesfushorit bënë që të merrte edhe një ftesë nga kombëtarja gjermane për në Euro 2024.

Por një infeksion në bajame ndikoi që të humbiste pjesëmarrjen në turneun prestigjioz.

“Bayerni ka rinovuar kontratën me 20-vjeçarin Aleksandar Pavlovic deri më 30 qershor 2029. Mesfushori i lindur në Mynih luan për kampionët gjermanë që prej moshës 7-vjeçare.

Ai konsolidoi vendin si titullar në ekipin e parë gjatë sezonit të kaluar”, lexohet në komunikatën zyrtare të bavarezëve.

I lumtur u shfaq edhe vetë futbollisti, i cili po përjeton një ëndërr duke u aktivizuar në moshë të re tek ekipi i tij i zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat