Debutuesi i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa e Dobërdollit, nuk ndalet me përforcime.
Klubi shqiptar ka njoftuar edhe dy emra të rinj.
Është fjala për futbollistët Besmir Daci dhe Nahuel Franco.
“Besmir Daci dhe Nahuel Franco dy transferimet e reja të cilët prezantohen nga sponzori, Egzon Tairi dhe familja Tairi.
Dy talentë të ri në ekipin tonë, Daci, një 19-vjeçar nga Superliga e Kosovës, vjen me një përvojë të pasur si mesfushor ofanziv dhe ka treguar aftësi të shquara në lojën e tij.
Ai ka qenë pjesë e skuadrës së FC Dukagjini dhe Skopje dhe tani është gati të japë kontributin e tij në suksesin tonë te KF Besa 1976.
Me kënaqësi ju prezantojmë përforcimin e radhës të Nahuel Franco, me origjinë argjentinase. Nahuel, 22-vjeçari, vjen nga skuadra e AP Brera dhe do të luajë rol të rëndësishëm në ekipin tonë. Me përvojën e tij pritet që Nahuel të kontribuojë tonë dhe të sjellë vlera të reja në skuadër. Daci dhe Nahuel janë bashkuar me skuadrën në Bansko për fazën përgatitore.
Le të përshëndesim së bashku Besmir Daci dhe Nahuel Franco në familjen tonë të klubit dhe t’i urojmë suksese në sfidat e ardhshme!”, njofton KF Besa.