Unitedi nënshkruan me Yoron, marrëveshja me vlerë prej 62 milionë euro

Futboll

Unitedi nënshkruan me Yoron, marrëveshja me vlerë prej 62 milionë euro

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 08:38
Leny Yoro

Manchester United ka nënshkruar me mbrojtësin francez, Leny Yoro nga Lille deri në vitin 2029 në një marrëveshje me vlerë 62 milionë euro me 8 milionë euro shtesa.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, me opsion edhe për 12 muaj shtesë.

Yoro, i cili bëri debutimin e tij në Lille në moshën 16-vjeçare, ishte i interesuar për Real Madridin dhe Paris St-Germain.

Ndërsa Liverpool ishte gjithashtu i interesuar për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat