Mbappe përmbush ëndrrën e fëmijërisë

Futboll

Mbappe përmbush ëndrrën e fëmijërisë

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 14:31
Mbappe

Kilië Mbappe ka kohë për gjithçka, duke provuar dhe sfida të reja veç të luajturit futboll.Lojtari i ri i Realit të Madridit dhe është gati të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij. Së bashku me familjen e tij, sulmuesi ka mbyllur një marrëveshje për të blerë Kaenin, një ekip francez i Kategorisë së Dytë.

Sipas burimeve të ndryshme, ai do të investojë rreth 15 milionë euro për të zotëruar aksionet e shumicës së një ekipi që ka qenë pjesë e historisë së tij si lojtar.

Kaen dhe Kilië Mbape kanë një histori të përbashkët. Kilië shkoi për tu provuar te Kaen kur ishte fëmijë, ashtu siç bëri me Realin e Madridit dhe Monakon, para se të qëndronte pikërisht në klubin e principatës dhe që nga ai moment të gjithë e dinë historinë e tij.

Operacioni i blerjes dhe shitjes së aksioneve është kryer përmes “Coalition Capital”, një fond investimi që menaxhon të gjitha investimet e familjes së sulmuesit të Realit të Madridit.

Vitin e kaluar, Kaen e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë dhe pronarët e rinj synojnë të bëjë një hap të madh përpara, në mënyrë që Kaen të mund të kthehet në divizionin e parë në Francë (Ligue 1). Ky është dhe qëllimi për se familja Mbape është futur në këtë biznes të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat