Në Shkodër do të zhvillohet sot një ndeshje miqësore mes dy skuadrave që kanë rivalizuar gjithmonë në Superiore.
Vllaznia pret Teutën e trajnerit Edi Martini në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00.
Do të jetë testi i dytë për skuadrën kuqeblu, pas eliminimit nga kupat e Europës.
Fundjavën e kaluar Vllaznia mundi 1-0 Burrelin e Kategorisë së Parë, ndërsa sot përballet me një skuadër më të fortë dhe kjo ndeshje, edhe pse është miqësore, do të tregojë më shumë për gjendjen e djemve të trajnerit Tomas Brdariç.
Durrsakët po zhvillojnë fazën përgatitore në qytetin e Pukës dhe kanë përfituar për të luajtur këtë ndeshje testuese me Vllazninë.