Besa e Pejës është përforcuar me futbollistin Redon Arifi.
Besa është gati për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A.
Synimi i pejanëve është që të shënojnë rezultate sa më të mira.
“Kemi arritur marrëveshje me Redon Arifin.
Ai vjen pas një rrugëtimi në Superligë me skuadrën e FC Liria nga Prizreni, derisa më parë ishte lojtar i 2 Korrikut.
Redoni na bashkohet si një nga shtyllat e mbrojtjes sonë”, njofton FC Besa.