Sot zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së dytë të Ligës së parë të futbollit malazez.
Dueli mes Buduçnostit dhe Sutjeskës do të shënojë xhiron e dytë.
Ndeshja e së dielës në DG Arena do të fillojë në orën 20:00.
Pas xhiros së parë, Buduçnost ka tri pikë, sepse ka mundur Petrovacin me rezultat 2:1, kurse Sutjeska një pikë, pas barazimit me Deçiqin AdmiralBet.
Në ora 20:00 është caktuar edhe një ndeshje në Bjellopolje, mes Jedinstvo France dhe Bokelit SBBet, ndërsa 45 minuta më vonë do të takohen Petrovac dhe skuadra shqiptare Otrant-Olimpik nga Ulqini.
Dueli mes Jezeros dhe Mornarit e Deçiqit dhe Arsenalit, janë shtyrë për shkak të garave evropiane. Mornari e Deçiqi e kanë fokusin në garat evropiane.