Sot (17.00) në Maxhari do të luhet derbi shqiptar, mes Shkupit dhe Voska Sport nga Ohri, në kuadër të javës së parë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Voska ka punë të vështirë por shpreson të kthehet e pamposhtur.
“Të dielën (11 gusht) nis sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe skuadra jonë kampanjën e re e nis ndaj FC Shkupit në transfertë.
Gjatë këtij muaji luajmë edhe tre ndeshje tjera të kampionatit, ndaj Tikveshit, Gostivarit dhe Vardarit”, njofton FC Voska Sport.