Partizani “blindon", dy mbrojtës

Futboll

Partizani “blindon", dy mbrojtës

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 11:17
Franci Lala dhe Anteo Osmanllari

Pavarësisht se janë pra trajner, por nën mbikëqyrjen e drejtorit Arbër Abilaliaj, Partizani vazhdon merkaton.

Ditën e djeshme, “Demat” kanë zyrtarizuar dy goditje në repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Franci Lalën dhe Anteo Osmanllarin. Për të dy këta është një rikthim tek të kuqtë, pasi kanë qenë pjesë e Partizanit edhe në të shkuarën e tyre.

I pari vendosi të mbyllte aventurën e tij me Kukësin, ndërsa Osmanllari ishte pjesë e Erzenit në sezonin e fundit. Drejtuesit e kuq, i shohin dy mbrojtësit si përforcimet ideale për repartin difensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat