Ivan Perishiqi do të largohet nga Hajduku i Splitit, ka bërë të ditur sot drejtori Nikolla Kaliniq.
Kujtojmë se Perishiq nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjet e fundit. Ai nënshkroi për Hajdukun pas një dëmtimi të rëndë në gju.
Perishiq ka pas probleme me trajnerin Gatuusso.
“Na vjen keq që u krijua një atmosferë që ndikoi negativisht në klub dhe veçanërisht në Ivanin dhe familjen e tij.
Në ditët në vijim do të marrim një vendim nëse ndarja do të jetë me transfertë apo me një ndërprerje miqësore të bashkëpunimit, por tani duam që i gjithë fokusi të jetë tek ndeshja e radhës e kualifikueseve të Ligës së Konferencës kundër Ruzomberok”, tha Nikolla Kaliniç.