Roma shtyn Dybala drejt largimit

Futboll

Roma shtyn Dybala drejt largimit

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 16:09
Dybala

Roma dhe Dybala mund të ndahen në ditët e fundit të merkatos së verës.

Një raport i fundit nga “Sky Sport Italia” pretendoi se “La Joya” kishte refuzuar një ofertë nga Al Qadsiah, por verdhekuqtë duket se po shtyjnë për largimin e argjentinasit.

“Sky Sport” dhe “La Repubblica” pretendojnë se Roma është e përgatitur t’i ndajë rrugët me mesfushorin-sulmues. “Corriere dello Sport” shton se agjenti i Dybala, Carlos Novel, u takua me drejtorët e Romës mbrëmë.

“Ndoshta Dybala nuk është më në qendër të projektit të Romës. Pjesërisht për shkak të pagës së tij, pjesërisht sepse Roma ka nënshkruar me një zëvendësues si Matias Soulé për 30 milionë euro dhe pjesërisht për shkak të udhëzimeve të reja të De Rossi”, – tha korrespondenti i “Sky Sport”, Angelo Mangiante, të mërkurën pasdite.

Sipas reporterit, Roma ishte gati të pranonte një ofertë të madhe saudite për Dybala, por lojtari e refuzoi propozimin. Roma dëshiron të ndahet me Dybala, siç dëshmohet nga fakti se verdhekuqtë kanë arritur një marrëveshje me ish-anësorin e Sassuolo, Boga, aktualisht tek OGC Nice.

Sipas Gianluca Di Marzio, agjenti i anësorit, Fali Ramadani, tashmë i ka dhënë “dritën jeshile” transferimit, kështu që Roma është në bisedime me klubin francez. Vetëm pak ditë më parë, trajneri i Romës, Daniele De Rossi, pranoi se Dybala nuk ishte i pashitshëm.

Roma i ofroi Dybala kontratë të re, para se të negocionte me klubin saudit, por sipas kërkesave të saj. Klubi verdhekuq nuk do t’i bëjë atij propozim tjetër, prandaj Dybala do të mendojë për këtë në ditët në vijim.

Marrëveshja verbale midis Dybala dhe Al-Qadsia

Al-Qadsia do të paguajë klauzolën e lirimit prej 12 milionë euro të Paulo Dybala.

Kontratë deri më 2027 për argjentinasin.

Paga: 25-30 milionë euro në sezon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat