Transferimi i ri i Bayern Munichut, Michael Olise, i ka nisur stërvitjet me skuadrën e madhe gjermane.
Skuadra më e suksesshme e Gjermanisë njoftoi të mërkurën se 22-vjeçari që luajti me sukses edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” me Francën, ka nisur stërvitjet bashkë me Serge Gnabryn dhe Alphonso Daviesin
Sezoni i ri për Bayern Munichun nis të premten me ndeshjen e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj SSV Ulmit.
Bayerni do të drejtohet nga trajneri i ri, Vincent Kompany, që të mërkurën ishte i fokusuar në stërvitje të pozicionimit dhe taktikës, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.