Rikthim i rëndësishëm në “Klasiken e Shqipërisë”

Futboll

Rikthim i rëndësishëm në “Klasiken e Shqipërisë”

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 13:26
Vllaznia

Ardit Krymi me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për Vllazninë kundër Tiranës.

Mesfushori është rikuperuar në kohë, teksa kujtojmë se "Klasikja e Shqipërisë" merr jetë në orën 20:00, më 25 gusht.

Thomas Brdaric "buzëqesh" kështu sepse i rikthehet një nga shtyllat e mesfushës. 28-vjeçari konsiderohet si garanci për mesfushën e shkodranëve.

Mbetet për t'u parë cili do "sakrifikohet" nga mesfushorët. Ndërkohë kujtojmë se Vllaznia korri fitore 0-1 në javën e parë kundër Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat