Kombëtarja kërkon fitoren ndaj Ukrainës, një portugez gjykon kuqezinjtë

Futboll

Kombëtarja kërkon fitoren ndaj Ukrainës, një portugez gjykon kuqezinjtë

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 11:34
Luis Godinho

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në Pragë, teksa në “Epet Arena” do të sfidojë Ukrainën ditën e shtunë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim.

Sfidë kjo që pritet të jetë mjaft e luftuar, me UEFA-n që ka vendosur edhe për gjyqtarët e këtij takimi. Kështu kryesorë do të jetë një portugez, i cili nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Kryesorë do të jetë Luis Godinho, ndërsa do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida.

Arbitër i 4-të do të jetë Helder Filipe, teksa VAR-i i është besuar Tiago Martins, ndërsa në AVAR do të jetë Gustavo Corriera.

38-vjeçari në karrierëm e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Nations League dhe 12 ndeshje miqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat