Kosova e “dënuar” vetëm për fitore ndaj Qipros

Futboll

Kosova e “dënuar” vetëm për fitore ndaj Qipros

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Liga e Kombeve mbrëmjen e sotme ka rezervuar disa përballje mjaft interesante. 6 duele mjaft të luftuara do të luhet në dy orare të ndryshme.

Kështu gjithçka do të startojë me Kosovës. “Dardanët” luajnë në transfertë ndaj Qipros, sfidë që do të nisë në orën 18:00.

Një duel ku ekipi i drejtuar nga Franco Foda është i dënuar vetëm për fitoren, në të kundërt do të përkeqësonte akoma më shumë situatën në skuadër.
Përveç Kosovës, vëmendjen do ta marrin edhe ekipe si Franca, Belgjika apo Italia. Kështu në orën 20:45 do të luhen takimet e tjera, ku spikat dueli mes Francës dhe Belgjikës, sfidë që do të luhet në “Parc Olympique Lyonnais” në Lyon.

Ndërkohë Italia do të duelojë me Izraelin në transfertë. Takimet e tjera janë Mali i Zi – Uellsi, Norvegji-Austri, Slloveni – Kazakistan, Turqi-Islandë dhe Rumani – Lituani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat