Koopmeiners: Juventusi ishte dëshira e vetme

Futboll

Koopmeiners: Juventusi ishte dëshira e vetme

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 21:21
Teun Koopmeiners

Në shtëpinë e Juventusit është dita e prezantimit zyrtar të Teun Koopmeiners, padyshim emri më i rëndësishëm i sezonit të transferimeve. Ylli holandez ka treguar prapaskenën e kësaj lëvizje.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Jam vërtet shumë i lumtur, i emocionuar, i emocionuar për të filluar këtë aventurë të re. Kur isha fëmijë e kam ndjekur gjithmonë Juventusin. Dhe kur më në fund erdhi rasti, nuk kisha dyshim se kishte vetëm një ekip ku doja të vija dhe ky ishte Juventusi.

Transferimi te Juvja? Në fakt u desh pak kohë, por jam shumë i lumtur që jam këtu. Bota e futbollit ndonjëherë është e vështirë dhe është gjithashtu një botë ku jo gjithçka është e garantuar, madje edhe për lojtarët, shpesh duhet të presësh.

Por unë isha i bindur dhe i sigurt se do të ndodhte, kishte kontakte të shkëlqyera mes agjentit tim dhe klubit dhe për këtë arsye patëm mundësinë të bisedonim për këtë me qetësi.

Ka pasur ulje-ngritje, por unë kam qenë gjithmonë shumë i sigurt dhe në fund isha shumë i lumtur që ia arritëm objektivit, jam shumë i përqendruar, i emocionuar për atë që do të ndodhë në javët e ardhshme dhe në ndeshjet e ardhshme”, tha Koopmeiners.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat