Metin Ajredin është një djalosh i ri 15-vjecar, i cili nuk është shumë i njohur për publikun futbolldashës.
Megjithate, në vendin ku jeton në Zvicër, emri i talentit të FC Aarau nuk është më sekret dhe klubet e mëdha në Zvicër si Basel e Zurich kanë nisur të interesohen për të.
15-vjeçari ka shijuar sezon mbresëlënës me ekipin e U16 të Aarau-s sezonin e kaluar, duke qenë ndër më të mirët në radhët e ekipit të tyre.
Ajredini ka vite që është pjesë e FC Aarau-s.
Ai është i lindur më 5 gusht 2009, dhe luan në tre pozita të repartit të avansuar.
Gjithashtu luan mirë me të dyja këmbët. Sulmuesi i talentuar ka lindur në qytetin e Aarau-s në Zvicër, me prindër është nga Haracina e Shkupit.
Ëndrra e Ajredinit është që një ditë të vesh fanellën e kuqezi të Kombëtares shqiptare.