Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Enis Bardhi, nuk e fshehu kënaqësinë pasi që thyen serinë e rezultateve të dobëta duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Armenisë.
Ftorja e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Njeriu vendimtar është Bardhi, i cili hapi serinë e golave me një eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra në minutën e 70-të.
“Ndjenjë shumë e mirë, kjo është një fitore e veçantë sepse ishim me një lojtar më pak për shkak të një kartoni të kuq.
Faleminderit të gjithë njerëzve që vijnë dhe na mbështesin, ne kemi nevojë për më shumë mbështetje në të ardhmen.
Kjo kombëtare ka një grup cilësor lojtarësh, por edhe njerëz cilësorë, gjë që është shumë e rëndësishme dhe jam shumë krenar për këtë”, tha Bardhi.
Maqedonai kryeson me 4 pikë në grupin 4 të Ligës C të Kombeve, duke lënë pas Armeninë me 3 sosh.