Suhareka, debutues, po shkëlqen në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra e Suharekës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt vendas, në takimin e javës së pestë.
Një pjesë e parë e mirë dhe me disa raste të mira të Ferizajt po pa konkretizim.
Mbrojtja e Ferizajt bie në “gjumë” dhe Fetahaj nga 2-3 metra pa vështirësi shënoi për 0:1 në minutën e 29-të.
Pjesa e dytë mjaft e mirë por vendasit nuk arritën që të barazojnë rezultatin.
Ferizaj ka pësuar humbjen e tretë rresht dhe renditet në vend të shtatë me 4 pikë.
Pas javës së pestë në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 10 pikë, pasojnë Suhareka (tre fitore, një barazim dhe pa humbje) me 10 e Prishtina me 7 sosh.