Manchetser City, kampion në fuqi, ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Brentford-it, në takimin e javës së katërt në Premier League.
City nuk ka të ndalur në edicionin e ri, duke shënuar katër fitore radhazi.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e futbollistit Wissa në minutën e parë.
Norvegjezi Haaland i papërmbajtshëm si zakonisht, ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 19-të. Erling Haaland sërish në skenë në minutën e 32-të, duke realizuar për 2:1.
City kryeson me 12 pikë e Brentford zë pozitën e tetë me 4 sosh.