​Interi me tri mungesa kundër Cityt

Futboll

​Interi me tri mungesa kundër Cityt

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:54
Simone Inzaghi

Interi aktualisht po stërvitet në Qendrën Stërvitore BPER në “Appiano Gentile”, në kuadër të ndeshjes së nesërme në stadiumin “Etihad’ kundër Manchester Cityt, debutimin e të dyve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarisë, jo vetëm tek Tajon Buchanan , por edhe te Federico Dimarco dhe Marko Arnautovic që nuk po stërviten me ekipin.

Anësori, pas ndeshjes së Monzës, është dashur të ndalet për shkak të një tendosjeje në kofshën e djathtë dhe ka shpresa për ta rikuperuar atë për derbin kundër Milanit.

Por lajmi i fundit është mungesa e austriakit në fushën stërvitore, e ndalur nga një ethe që do ta pengojë atë të marrë pjesë në ndeshjen kundër skuadrës angleze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat