Adrien Rabiot në verë u largua me parametra zero nga Juventusi për të gjetur një klub të ri. Pas dy muaj e gjysmë kërkim, sot ai u transferua zyrtarisht te Marseille.
Mesfushori francez ka firmosur për dy sezone dhe trajner i tij do të jetë një nga emrat më të përmendur dhe të pëlqyer të viteve të fundit, Roberto De Zerbi.
Rabiot, nga sa kanë raportuar mediat italiane, ka qenë në negociata me klube të shumta, duke përfshirë Milanin në Serie A, Manchester United dhe Newcastle United në Premier League dhe disa klube në Arabinë Saudite.
Ai ka refuzuar kategorisht të gjitha alternativat jashtë Europës, duke preferuar qëndrimin në ligat kryesore, në të cilën bën pjesë edhe Ligue 1, aty ku ai do të luajë për dy vite
Me të firmosur kontratën, Rabiot ka përfituar 10 mln euro komision. Më saktë, nëna e tij, njëkohësisht edhe menaxhere. Paga e tij bruto llogaritet 10 mln euro në vit..