Në Azerbajxhan, Ferrari iu afrua fitores së dytë radhazi, por në fund ishte McLaren ai që triumfoi.
Megjithatë, Frederic Vasseur konfirmon përshtypjen se “kokëkuqja” ishte makina që duhej mposhtur në Baku dhe kërkon fitoren këtë fundjavë në Singapor. Jo vetëm kaq, por ai mendon se disavantazhi prej 51 pikësh nga McLaren, që udhëheq renditjen, është plotësisht i rikuperueshëm.
“Historia mund të jetë ndryshe në Singapor, sepse lloji i këndeve do të jetë i ngjashëm, por me shumë më tepër forcë. Pas Singaporit do të kemi një pushim para Austin”, tha Vasseur.
“Dua një rezultat të mirë në Singapor, siç bëmë vitin e kaluar. Jemi në një moment të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu për të mbledhur sa më shumë pikë”, tha shefi i Ferrari.
“Do të ketë ulje-ngritje deri në fund të sezonit. Ajo që ka rëndësi është të fitosh kur je në formë të mirë, por edhe të marrësh pikë kur nuk je. Në këtë kemi dështuar në Kanada, Angli dhe Austri”, tha Vasseur.
“Ne jemi sërish të aftë dhe në gjendje të luftojmë për pole dhe fitore çdo fundjavë. Ka ende 300 pikë në dispozicion. Gjithçka është e mundur, do të jetë një luftë e gjatë”, tha Vasseur.