Vedat Muriqi do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për dy ndeshjet e muajit tetor të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sulmuesi nga Prizreni, nuk është ftuar nga selektori Franco Foda, shkaku i lëndimit.
Muriqi ka disa javë që është jashtë fushave, pasi është lënduar në stervitje me skuadrën e Mallorcas.
Kosova me 12 tetor do të luaj në udhëtim ndaj Lituanisë, me 12 tetor, ndërsa pas tre ditëve në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të luaj ndaj Qipros/I.