Legrotalje i thur elozhe Ismajlit

Futboll

Legrotalje i thur elozhe Ismajlit

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:33
Pamje nga një ndeshje

Zërat për një transferim të mundshëm të Ardjan Ismajlit te Juventusi sa po vijnë e po shtohen më shumë.

Mbrojtësi kuqezi është i lidhur ngushtë me një kalim në Torino pas dëmtimit të Gleison Bremerit.

Për transferimin e tij te “Zonja”, po “lobon” tashmë edhe ish-futbollisti i Juventusit, Nikola Legrotalje. Ky i fundit nuk i kursen elozhet për Ismajlin duke thënë se ka karakteristika të ngjashme me Bremerin.

“Ismajli ka karakteristika të ngjashme me Bremerin.

Ai është i fortë fizikisht, shumë i aftë në daljet përpara dhe madje mund të luajë edhe si lojtar krahu.

Mendoj se Ardjan Ismajli mund të jetë profili i duhur për Juventusin edhe nëse Gleison Bremer do të kishte mundësi të luante”, tha ndër të tjera Nikola Legrotalje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat