Pep Guardiola godet sërish me ironi

Futboll

Pep Guardiola godet sërish me ironi

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 14:01
Guardiola

Një përplasje në distancë vazhdon mes Pep Guardiolës dhe Murinjos, dy trajnerët që kanë mbajtur fjalën e parë në futbollin europian prej shumë vitesh.

Gjithçka nisi nga Guardiola që kujtoi numrin e trofeve të fituara, 6 prej tij dhe 3 prej Murinjos.

Murinjo shkoi një hap më tutje duke thënë se Guardiola nuk i ka fituar pastër trofetë, por me 100 akuza.

Ndërkohë trajneri i Man City kaloi më tej me një përgjigje me ironi:

‘Unë do t’i thoja Jose se ne jemi të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Nëse e ofendova, më fal sepse ishte vetëm një shaka. Fakti është se ai ka tre trofe dhe unë gjashtë. Ky është një fakt, njerëz”, tha Pep.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat