Ancelotti: Bellingham nuk është lënduar

Futboll

Ancelotti: Bellingham nuk është lënduar

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 00:19
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm pozitiv për tifozët pas fitores ndaj Gironas 3:0 në La Liga.

Në pjesën e dytë, Jude Bellingham u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha.

U mendua se mesfushori anglez pësoi ndonjë lëndim të rëndë, por Ancelotti në konferencë për media tha se Bellingham është mirë.

“Jude Bellingham është mirë. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Atalantas në UEFA Champions League”, u shpreh Carlo Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat