Mainz është befasia më e këndshme e Bundesliga I.
Skuadra e Mainzit si mysafire e ka mundur me rezultat 3:1 Monchengladbach-in.
Një fitore që e ngrit në vend të tretë me 44 pikë pas javës ë 25-të në Bundesliga I,
Monchengladbach dështoi si vendas dhe tani është në pozitën e tetë me 37 pikë.
Për Mainzi shënuan Nebel (39'), Kohr (49') e Amiri (77') dhe për vendasit realizoi Lainer (73').
Në fushë në këtë përballje, ishin edhe dy futbollistët me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Antoni Cacin, që u aktivizua titullar si dhe sulmuesin Nelson Veiper, i cili u fut në fushë në minutën e 70-të.