Reagon ish selektorja e Kosovës: Hakmarrësit

Futboll

Reagon ish selektorja e Kosovës: Hakmarrësit

Nga: K. Goca Më: 4 prill 2025 Në ora: 10:28
Afërdita Fazlija - majtas me futbolliste

Ish selektorja e kombëtares së Kosovës në futboll (femrat), Afërdita Fazlija, ka reaguar ashpër në lidhjen me futbollisten e Dinamos së Zagrebit,

Edona Kryeziu. Edona është pjesë e kampionatit kroat por nuk është ftuar në kombëtaren e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kjo e ka revoltuar shumë ish selektoren, për faktin se gjithnjë sipas saj, është një hakmarrje.

“Edona Kryeziu kapitene e Kosovës për 10 vite, futbolli i femrave duhet të krenohet me ju.  

Servilat dhe hakmarrësit do të pendohen për mos vlerësimin tuaj në kohën kur ju po përformoni në nivel shumë të lartë në futbollin kroat!”, ka reaguar Fazlija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat