Tuchel festoi golin e Enzo Fernandezit

Futboll

Tuchel festoi golin e Enzo Fernandezit

Më: 4 prill 2025 Në ora: 13:45
Thomas Tuchel

Skuadra e Chelseat shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Tottenham Hotspur në derbin e javës së 30-të në Premier League.

Në tribunat e “Stamford Bridge” ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel.

Tuchel shkoi për t’i përcjellë lojtarët anglezë, por tregon se ende ka simpati të madhe për Blutë e Londrës.

Trajneri gjerman e festoi edhe golin e Enzo Fernandezit, që e shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë Chelseat.

Tuchel ka një dashuri të madhe për Chelsean, ku kaloi momentet më të mira në karrierë, duke fituar titullin e UEFA Champions League dhe të Super Kupës së UEFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat