FSHF-ja i çon mesazh publik Adrian Bajramit

Futboll

FSHF-ja i çon mesazh publik Adrian Bajramit

Më: 5 prill 2025 Në ora: 11:06
Adrian Bajrami

Sot është një ditë e gëzuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Adrian Bajramin.

Lojtari i Benficës feston sot ditëlindjen e tij dhe mbush 23-vjeç.

Në këtë ditë të veçantë për të, Bajrami ka marrë një mesazh publik nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Gëzuar ditëlindjen Adrian Bajrami”, shkruan FSHF-ja në faqen zyrtare.

Bajrami debutoi me Kombëtaren shqiptare në qershor të vitit 2022 përballë Estonisë në miqësore. 23-vjeçari regjistron 3 paraqitje gjithsej me Kombëtaren kuqezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat