Prishtina largon kryetrajnerin

Futboll

Prishtina largon kryetrajnerin

Nga: K.G. Më: 5 prill 2025 Në ora: 18:48
Jean-Michel Cavalli

Klubi me renome Prishtina e ka larguar kryetrajnerin Jean-Michel Cavalli.

Prishtina po kalon periudhën më të keqe të rezultateve, aktualisht është në vend të pestë me 35 pikë dhe jo larg zonës për të rënë nga elita  e futbollit të Kosovës.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.

E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional”, ka njoftuar FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat