Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 31-të në elitën e futbollit zviceran.
Baseli i bëri konak Luganos, me takimin që u luajt në “St. Jakob Park” dhe që e fitoi 2:0.
Te Baseli nga fillimi luajti Xherdan Shaqiri, i cili i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 64-të, duke mposhtur portierin e kombëtares së Kosovës, Amir Shaipin.
Baseli e shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes përmes Soticek në minutën e 82-të, për të marrë një fitore të madhe.
Leon Abdullahu, kapiteni Shaqiri e Albian Ajeti u paraqitën titullarë për Baselin.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 88-të e Ajeti 56-tën.
Ajetu ndëshkua me karton të verdhë.
Amir Shaipi, Albian Hajdari e Uran Bislimi luajtën nga minuta e parë për Luganon.
Shkëlqim Vladi u fut në lojë në minutën e 69-të për Luganon.
Kjo skuadër po udhëheq në tabelë me 55 pikë, katër më shumë se vendi i dytë.
Lugano e portierit Amir Shaipit është në vendin e pestë me 48 pikë.