Bayerni Munihut po i troket titulli në Gjermani.
Bayerni si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Dortmundin, në derbin e madh.
Ndeshje me kthesa në rezultat mes Bayernit dhe Dortmundit.
Për Dortmundin shënuan Beier (48'), Anton (75') dhe për Bayernin Guerreiro (65') e Gnabry (69').
Pas javës së 29-të Bayerni kryeson me 69 pikë e ka 6 më shumë se Bayer Leverkuseni dhe Dortmundi renditet në pozitën e 8-të me 42 sosh.