Iliria – Luftëtari përplasin “brirët”

Futboll

Iliria – Luftëtari përplasin “brirët”

Më: 13 prill 2025 Në ora: 11:30
Iliria - Luftetari/

Kategoria e Dytë ditën e sotme do të luajë finalen e titullut të këtij sezoni.

Iliria nga grupi A dhe Luftëtari nga grupi B e kanë mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, duke siguruar kështu edhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë.

2 dyja skuadrat tashmë do të bëjnë mes tyre llogaritë për titullin e Kategorisë së Dytë.

Duel ky që do të zhvillohet në orën 15:00.

Si krutanët ashtu edhe gjirokastritët do të luftojnë për trofeun, sfidë kjo që do të luhet në një stadium asnjanjës.

Saktësisht të gjithë tifozët do të jenë sy e veshë nga Fieri, pasi në stadiumin “Loni Papuçiu” ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat