Sa do të mungojë mbrojtësi i Barcelonës?

Futboll

Sa do të mungojë mbrojtësi i Barcelonës?

Më: 13 prill 2025 Në ora: 12:47
Alejandro Balde

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde u dëmtua në minutën e 41-të në ndeshjen kundër Leganes dhe u detyrua të largohet nga fusha. 

Diario AS raporton se ai do të mungojë për tre javët e ardhshme për shkak se ka pësuar një dëmtim të femurit të bicepsit dhe i duhet gati një muaj për t’u rikuperuar plotësisht.

Te Barcelona ndjehen të shqetësuar sepse dëmtimi i Balde vjen në një moment vendimtar të sezonit.

Hansi Flik gjithashtu konfirmoi se Araujo pësoi një frikë nga lëndimi kundër Leganes.

 “Ronald Araujo ka pak shqetësim në kuadriceps, por mendoj se ai do të jetë mirë”, tha Flik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat