Vazhdon java e keqe për Mbappen, tifozët protestojnë ndaj tij

Futboll

Vazhdon java e keqe për Mbappen, tifozët protestojnë ndaj tij

Më: 19 prill 2025 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Kylian Mbappé nuk është eliminuar vetëm nga Liga e Kampionëve – tani ai ka dalë edhe nga Ligue 2.

Ylli i Real Madridit u ‘përjashtua ‘nga Arsenali në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ekipi i SM Caen, të cilin e zotëron pjesërisht, ka rënë zyrtarisht nga ligat profesioniste të Francës.

Të premten në mbrëmje, Caen u mposht 3-0 në shtëpi nga Martigues, duke e bërë rënien në National 1 (liga e tretë gjysmë-profesioniste) një fakt të konfirmuar.

Është hera e parë që skuadra nga Normandia bie nga dy ligat kryesore franceze që nga viti 1984, dhe këtë fat e konfirmuan me tre ndeshje të mbetura.

Me mbrojtjen më të dobët në ligë, Caen fitoi vetëm pesë ndeshje gjatë gjithë sezonit – dhe rënia ishte e merituar.

Sipas tifozëve, edhe bashkëpronarët – përfshirë Mbappén – mbajnë një pjesë të fajit.

Pas përfundimit të ndeshjes, ultrasit shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Drejtues, lojtarë: të gjithë fajtorë, të gjithë jashtë.”

Një tjetër pankartë lexonte: “Malherbe jemi ne, *** jeni ju”, duke iu referuar emrit të plotë të klubit, Stade Malherbe Caen.

Nuk është hera e parë që tifozët fajësojnë Mbappén për rënien e ekipit, që kur kompania e familjes së tij, “Interconnected Ventures”, bleu 80% të aksioneve në shtator të vitit 2024.

Afati kalimtar veror ishte një kaos i vërtetë – i kritikuar nga agjentë dhe lojtarë, përfshirë kapitenin Romain Thomas.

Ka qenë hera e parë që kam përjetuar një përgatitje të tillë para-sezoni,” tha ai përpara ndeshjes hapëse të kampionatit. “Çdo ditë kishte një atmosferë të rëndë në zhveshtore. Asnjë lojtar nuk ndjehej i sigurt për të ardhmen e tij. Në një moment, secili mendonte vetëm për veten.”

Rezultatet e dobëta ishin pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj gjendjeje dhe, sapo rënia u bë e mundshme, tifozët e humbën durimin me pronarin e tyre të munguar.

Shumë pankarta u shfaqën para dhe pas Vitit të Ri, me mesazhe të qarta si: “Mbappé, SMC nuk është lodra jote” dhe “Para se të duash të shkëlqesh ndërkombëtarisht, respekto figurat vendore.”

Gjerat u bënë edhe më të çuditshme në janar, kur presidenti i emëruar nga familja Mbappé, Ziad Hammoud, deklaroi se “projekti do të fillojë në sezonin 2025/26” – që tashmë do të jetë në ligën e tretë.

Vetëm në shkurt, Mbappé më në fund e vizitoi klubin pas një het-triku ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Por në Caen u prit me pankarta që kërkonin dorëheqje dhe përçmim, si: “Hammoud, jep dorëheqjen. Ku jeni??” dhe “Fayza [Lamari, nëna dhe agjentja e Mbappé], ‘rednecks’ janë në m*t të madh.”

Madje as lojtarët nuk i kursyen fjalët. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i ekipit, Alexandre Mendy, aludoi për menaxhim të dobët përpara fundit të sezonit: 

“Kjo është pasqyra e sezonit tonë,” tha ai pas humbjes 4-2 ndaj Paris FC në fillim të prillit. 

“Flas në emër të vetes, por kur e nis një sezon me energji të gabuar – të gjithë e dinë çfarë ndodhi gjatë merkatos për disa lojtarë – kjo është pamja që merr gjithçka sot. 

Do të luftojmë deri në fund, por në fund të fundit, korret ajo që mbillet.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat