Partizani kërkon ndihmën e tifozëve

Futboll

Partizani kërkon ndihmën e tifozëve

Më: 25 prill 2025 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Një nga ndeshjet më të rëndësishme Partizani do ta luajë ditën e dielë ndaj Elbasanit.

Të kuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren në shtëpi për të qenë pjesë e “Final – Four”.

Paraqitjet e skuadrës në muajt e fundit kanë qenë shumë zhëgënjyese, duke bërë që tashmë të rrezikohet pjesëmarrja në “Final – Four”. Siç dihet aktualisht janë jashtë vendit të 4-të në kampionat, pozicion që mabhet pikërisht nga Elbasani.

Përpara kësaj sfide klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të jenë në një nga betejat e fundit të këtij sezoni si dhe çdo duartrokitje e tyre vlen për të çuar skuadrën drejt fitores.

“Është ndeshja e fundit, është momenti i së vërtetës! Ejani në stadium dhe bëhuni forca që na çon drejt fitores. Sot, çdo zë, çdo duartrokitje, çdo zemër vlen! Bashkë deri në fund!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat