Dukagjini ngadhënjen me përmbysje

Futboll

Dukagjini ngadhënjen me përmbysje

Nga: K.G. Më: 27 prill 2025 Në ora: 16:49
Egzon Sinani

Dukagjini i Klinës ka arritur fitore me mund të madh por shumë të vlefshme në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e  futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Klina e ka mposhtur me rezultat 2:1 Feronikelin 74, në ndeshjen e javës së 31-të.

Vendasit shënuan fitore me përmbysje duke iu falënderuar golave të Hekuran Berishës (49’) e Egzon Sinanit (63’).

Për udhëtuesit ka shënuar Sokol Kiçina (44’).

Dukagjini ngjitet në vend të gjashtë me 40 pikë e Feronikeli 74 është i fundit me 15 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat